Sejdini bëri shqiponjën: Tё premtёn mbahet protestë para Federatës së Futbollit të Maqedonisё

Nё rrjetet sociale “facebook” tani mё disa ditё ёshtё publikuar njё thirje pёr protesta kundёr Federatёs sё Futbollit tё Maqedonisё.

Sipas profilit tё faqes „Полн погодок“ (Goditje e plotё), e cila paraqiten nё rolin e organizatorit tё protestёt bёhet thirje pёr “ protestat e para të futbollit kundër FFM-së së robёruar”.

Nё thirjen pёr kёtё protesta thuhet se kjo nuk ka kurfarё ngjyrё etnike dhe as politike. “Nuk ёshtё njё protest politike ose etnike… Ky ёshtё njё marsh i qetё protestues nё tё cilin nё sipёrfaqe do tё del e vёrteta mbi gjendjen e futbollit”, thuhet nё thirje, shkruan sportpres.

Maqedonia nuk do ishte vend i çudirave, nёse nё te nuk do tё ndodhnin çudira tё tilla. Nga miliona fotografi tё numrit njё tё futbollit vendor pёr pankartёn e thirjes u zgjodh pikёrisht ajo nё tё cilёn Sejdini, me duart e tija bёn shqiponjёn.

Kёto do tё jenё protestat e dyta tё cilat organizohen para FFM-sё. Protesta kundёr drejtuesve tё qeverisё sё futbollit kishte nё vitin 2012, kur president ishte Harallampie Haxhiristevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *