Të shtunën nga ora 21:00 në Porto do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve ku do të ndeshen dy skuadra angleze, Chelsea – Manchester City.
Skuadra e Thomas Tuchel tashmë ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për këtë takim shumë të madh, shkruan Demokracia.com
Trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, i ka të gatshëm pothuajse të gjithë lojtarët dhe nuk do të ketë mungesa të mëdha për ndeshjen e vitit nda ‘qytetarëve’.
Portierë: Kepa, Mendy, Caballero;
Mbrojtës: Rudiger, Alonso, Christensen, Silva, Zouma, Chilëell, Azpilicueta, James, Emerson;
Mesfushorë: Jorginho, Kante, Kovacic, Mount, Gilmour, Anjorin;
Sulmues: Abraham, Pulisic, Werner, Giroud, Hudson-Odoi, Ziyech, Havertz.