De Gea, shënimet e fshehura në peshqir bëjnë xhiron e botës (Video)

Manchester United është mundur nga Villarreal në finalen e Europa League.

Pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe pa gola në kohën shtesë, kanë qenë penalltitë që i kanë dhënë fitoren spanjollëve pas penalltisë së pritur nga Rulli ndaj De Gea-s.

Ka qenë një mbrëmje shumë e keqe për portierin e United, i cili nuk ka arritur të ndalë asnjë prej 11 penalltive të gjuajtura nga lojtarët e Villarreal pavarësisht se në peshqirin e tij kishte fshehur një letër që përmbante në detaj “zakonet” e kundërshtarëve nga pika e bardhë.

Në imazhet që kanë bërë xhiron e interentit është e mundur të lexohen emrat e lojtarëve të skuadrës spanjolle dhe ku mendohej se do ta gjuanin topin.

Gaspar në të djathtë; Albiol në të djathtë; Torres në të majtë; Parejo në qendër; Moreno në të majtë; Alcacer në të djathtë; Moreno në të majtë; Coquelin në qendëre; Gomez në qendër; Raba në të majtë.

Megjithatë, rezultati ka qenë zero gjuajtje të pritura dhe i vetmi lojtar që ka gabuar mes 22 në fushë ka qenë pikërisht De Gea.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *