Real Madrid përmes llogarisë zyrtare të tyre kanë njoftuar për largimin e francezit nga klubi.
Zidane gjithë karrierën e tij si trajner e ka zhvilluar në klubin e Real Madrid, ku ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.
Në 114 paraqitje me klubin “Los Blancos”, Zidane ka fituar 69 ndeshje, 25 barazime dhe gjithashtu ka regjistruar edhe 20 humbje.
48 vjeçari, sezonin e fundit e përfundoi pa asnjë titull, duke humbur garën e La Ligas në xhiron e fundit, ndërsa u eliminua në finale ndaj Chelsea.