Ish lojtari i Liverpoolit tallet me Manchester United pas finales së Europa League
Ish lojtari i Liverpool, Alberto Moreno, u ballafaqua dje me rivalët kryesor të ish klubit të tij, Manchester United.
Manchester United u mposht nga Villarreal pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 11-10.
Mbrojtësi i Villarreal, Alberto Moreno, u ka dërguar mesazh fansave të ish klubit të tij, Liverpool duke u tallur me rivalët e tyre, Manchester United.
Gjatë festimeve ai ka thënë: “Kjo është për të gjithë fansat e Liverpoolit, Manchester United është jashtë, është jashtë, forca Liverpool, Ju kurrë nuk do të ecni vetëm”, tha Moreno.
Alberto Moreno, you’re one of our own ❤️pic.twitter.com/CfABn0EIs4
— Watch LFC (@Watch_LFC) May 26, 2021
Moreno ishte pjesë e Liverpool nga viti 2014 deri në vitin 2019.