Villarreal është fituese e Europa League pas një ndeshje “maratonë”, e cila u mbyll vetëm përmes penalltive.
120 minutat përfunduan në barazim 1-1 me gola të shënuar nga Gerard Moreno për spanjollët dhe Edinson Cavani për Manchester United.
Skuadra e Unai Emery u tregua më e ftohtë te penalltitë. Pas plot 21 goditjeve të sakta nga pika e bardhë, erdhi dështimi e ai ishte David de Gea.
Villarreal e fitoi këtë trofe për herë të parë në histori të klubit dhe Raul Albiol, ish mbrojtësi i Real Madridit, kishte premtuar se do t’i priste flokët dhe e bëri këtë gjatë festës në dhomat e zhveshjes.
?Raúl ALBIOL se marca un @JDamiann ?
Sus compañeros del @VillarrealCF le RAPAN tras alzar el título de la EUROPA LEAGUE. #ChiringuitoVillarreal pic.twitter.com/xXe99xRlJ5
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 27, 2021