Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja është shfaqur në konferencën e parë për shtyp në vigjilje të sfidave miqësore të 5 dhe 8 qershorit ndaj Uellsit dhe Çekisë.
Trajneri Reja ka folur për mungesën e Thomas Strakoshës dhe Florian Kamberit dhe çështjen e tij, për Nedim Bajramin dhe kundërshtarët e Botërorit.
“Për sa i përket Kamberit kemi folur me përfaqësuesin e tij, nga i cili nuk i kemi marrë një përgjigje, si duket nuk është entuziast për t’ju bashkuar kombëtares.
Do e ndjekim në vazhdimësi atë, nuk mund të themi se është mbyllur këtu, do të presim ende”, ka thënë Reja gjatë prezantimit të listës së Kombëtares së Shqipërisë.