Mbrojtësi Përparim Islami e ka konfirmuar sot largimin nga Feronikeli.
Anësori i djathtë ka arritur marrëveshje me ish-kampionen e Kosovës, Dritën nga Gjilani.
Gazeta “Epoka e re” ka mësuar se marrëveshja është arritur derisa kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për finalizimin dhe zyrtarizimin e saj.
Përparim Islami ka një karrierë mjaftë të pasur, pasi me Feronikelin ka arritur të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm.
Poashtu ai ishte kampion edhe me Trepçën ’89, derisa karrierë ka bërë edhe në skuadrën e Hajvalisë, Prishtinës dhe Hysit.