Lëndohen rëndë dy lojtarë, ndërpritet ndeshja në Mitrovicë

Është ndërprerë ndeshja e Superligës së Kosovës në hendboll në mes të Trepçës dhe Prishtinës, ka njoftuar Federata e Hendbollit të Kosovës.

Te ndërprerja ka ardhur për shkak të lëndimit të rëndë të dy lojtarëve të klubit mitrovicas. Vaglir Buqinca dhe Alban Shabani janë përplasur në mes vete gjatë lojës dhe kanë pësuar lëndime të rënda. Të dy lojtarët janë dërguar në spital, ku po e vazhdojnë tretmanin mjekësor. Në spital u është kthyer vetëdija të dy lojtarëve mitrovicas, kanë njoftuar nga klubi Trepça.

“Aktualisht po u bëhen incizime. Të dy kanë dhembje të mëdha”, ka thënë Bujar Istrefi, kryetar i klubit Trepça.

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 11-të kur rezultati ishte 5:2 në të mirë të Prishtinës. Të dy klubet janë pajtuar që ndeshja të ndërpritet dhe të vazhdojë një ditë tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *