Ra nga Superliga por befasoi me paraqitje, Tahiri në prova te skuadra e famshme evropiane

Ardit Tahiri ka qenë njëri nga zbulimet e këtij edicioni në elitën e futbollit kosovar.

Sulmuesi i talentuar ka shkëlqyer këtë edicion, përkundër që skuadra e tij Besa ka rënë tanimë nga Superliga.

Tahiri ka udhëtuar drejt Austrisë që disa ditë, ku edhe mungoi në ndeshjen e fundit që Besa e humbi 3-1 nga Feronikeli.

Gazeta Olle ka mësuar se Tahiri tanimë ndodhet në Austri ku po provohet nga gjiganti austriak Rapid Vjenna.

18-vjeçari ka disa ditë që është në prova tek skuadra nga kryeqyteti austriak, por ende nuk ka një përgjigje definitive nëse do të ndalet ose jo.

Gjithsesi falë paraqitjeve fantastike me Besën, tahiri ka zgjuar interesimin edhe të skuadrave të mëdha kosovare si dhe të atyre shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *