Arsenali arkëton pikët e plota në minutat shtesë kundër Crystal Palaces

Arsenali ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat pasi mposhti Crystal Palacen në udhëtim.

“Topçinjtë” fituan 1-3 në “Selhurst Park” kundër “Shqiponjave”.

Të besuarit e Mikel Artetës siguruan epërsinë në minutën e 31-të kur shënoi Pepe.

Vendasit rikthyen baraspeshën pas një ore lojë kur realizoi Benteke.

Por “Gunners” u rikthyen fuqishëm dhe arkëtuan pikët e plota në minutën e parë shtesë me Martinellin që shfrytëzoi asistimin e Odegaardit.

Ndërkohë për 1-3 realizoi sërish Pepe në minutën e 95-të.

Vlen të theksohet se Granit Xhaka u inkuadrua në minutën e 78-të në vend të Tierneyt.

Kësisoj, Arsenali është në pozitën e 9-t-ë me 58 pikë, një më pak se Ëest Hami që është në vendin e shtatë që dërgon në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Crystal Palace zë vendin e 13-të me 44 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *