Edicioni në La Liga po mbyllet dhe Sergio Ramos ende nuk ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës me Real Madridin.
Marrëveshja e mbrojtësit spanjoll me “mbretërit” skadon këtë verë, me Ramosin që kërkon dy vite kontratë, ndërsa madrilenët i kanë ofruar vetëm një.
Brenda këtij konteksti, vëllau dhe agjenti i Sergi Ramos, Rene, është fotografuar duke drekuar me drejtorin sportiv të Sevillës, Monchin në kryeqytetin Andaluzian, sipas El Desmarque.
Është ndezur intriga nëse Rmoas mund të kthehet në klubin e tij që u largua në vitin 2005.
Sergio Ramos gjithashtu prej kohësh lidhet me një kalim në “Old Trafford” te Manchester Unitedit mirëpo pa pasur diçka konkrete.