Milot Rashica është paraqitur për 83’ minuta në barazimin 2:2 të Hertha Berlin me Werder Bremen, duke regjistruar edhe një asistim.
Werder Bremen pas një serie me pesë humbje radhazi, ka arritur të marrë një pikë në udhëtim te Hertha Berlin.
Ylli i Kosovës në këtë ndeshje asistoi te goli i Devy Klaassen, në minutën e 6’ të ndeshjes.
Rashica për paraqitjen kundër Herthas është vlerësuar me notën 7.4, që ishte vlerësimi i dytë më i madh te Werder Bremen.
Kujtojmë se asistimi kundër Herthas, ishte i katërti për Rashicën këtë sezon, që ka shënuar edhe shtatë gola në Bundesligë.