Këtë të premte në Drenas zhvillohet njëra nga ndeshjet kryesore të kampionatit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Flamurtari i Prishtinës do të ndeshet me Dukagjinin e Klinës, sfidë kjo që luhet në kuadër të barazhit dhe fituesi siguron ndeshjen vendimtare për t’u inkuadruar në Superligë.
Pra fituesi i këtij takimi e pret skuadrën nga Superliga e vendit të 9-të në tabelë dhe aty vendoset se kush do të jetë pjesë e elitës. Skuadra e Flamurtarit duket me e përgatitur se kurrë për këtë takim edhe pse mund të ketë disa mungesa. Njëri nga futbollistët kryesor të skuadrës, Lorik Maxhuni në një bisedë për Demokracia.com, ka thënë se e dinë rëndësinë e ndeshjes dhe do të japin maksimumin për të arritur te fitorja.
“Është një ndeshje shume e vështirë kundër një ekipi me lojtarë shumë cilësorë dhe të organizuar mirë. Është ndeshje e madhe dhe ne do t’i qasemi lojës maksimalisht të koncentruar dhe shpresojmë të arrijmë synimin që e kemi që nga fillimi i sezonit”, ka thënë Maxhuni, duke dhënë lajmin se disa lojtarë i mungojnë në këtë takim por prapë besojnë të fitorja.
“Është e vërtetë që i kemi disa probleme me lojtarë të lënduar por shpresojmë që të japim të gjithë maksimumin drejt objektivi”, ka thënë .
Ndeshja Dukagjini – Flamurtari luhet të premten në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas nga ora 15:00.