Hertha Berlin dhe Werder Bremen kanë ndarë pikët duke luajtur 2:2 në ‘Olympiastadion’, në ndeshjen e xhiros së 25-të të Bundesligës.
Werder Bremen, që mori pikën e parë pas pesë humbjeve radhazi në Bundesligë, e nisi mirë takimin, duke shënuar dy gola shumë të shpejtë.
Josh Sargent në minutën e 3’ shënoi për 0-1, ndërsa Davy Klaassen në minutën e 6’, dyfishoi epërsinë në 0-2. Ky i dyti realizoi pas një asistimi të bukur të pranuar nga ylli i Kosovës, Milot Rashica.
Në vazhdim të ndeshjes, vendasit arritën të rikthehen në lojë, duke ngushtuar epërsinë fillimisht në minutën e 41’ nëpërmjet Niklas Stark.
Dhe në minutën e 60’, erdhi barazimi, kur Matheus Cunha shënoi për 2:2.
Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar, Hertha Berlin 2:2 Werder Bremen.