Nuk ndalen problemet për Zidane – Ylli i skuadrës në izolim shtëpiak

Toni Kroos është futur në izolim shtëpiak, pasi qëndroi me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Real Madrid, përmes një komunikate zyrtare.

“Lojtari ynë Toni Kroos aktualisht është në izolim pasi ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.”, shkruhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Madrilenet tregojnë po ashtu që mesfushori gjerman në testet e bëra ka rezultuar dy herë negativ, por për shkak të siguris po qëndron ende i mbyllur.

Kroos mund ta humbas ndeshjen e së dielës kundër Athletic Bilbao.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *