Sadio Mane duket se po e zhvillon sezonin e tij të fundit te skuadra e Liverpoolit!
Anësori afrikan mbrëmë ishte tejet i revoltuar pasi u zëvendësua nga trajneri Jurgen Klopp në minutën e 74’të.
Ky nervozizëm u pa në fund të ndeshjes, kur Mane refuzoi t’ia jepte dorën trajnerit gjerman.
?"There is no problem."
Jurgen Klopp said there is no problem between himself and Sadio Mane after he got a frosty reception from the Liverpool winger at full-time pic.twitter.com/mFADPn3bNT
— Football Daily (@footballdaily) May 13, 2021
Por, çfarë nuk shkon vërtetë me këtë dyshe?! Kjo nuk ishte hera e parë që Mane i ‘çon hundët’ për vendimin e Kloppit. Ai edhe më parë ka treguar pakënaqësi në momentet e zëvendësimeve.
Mbrëmë Klopp u pyet për situatën, por ai u përgjigj që s’ka asnjë problem me lojtarin nga Senegali.