Armend Dallku i revoltuar me referimin e Genc Nuzës, ka disa fjalë për të

Armend Dallku i revoltuar me referimin e Genc Nuzës, ka disa fjalë për të

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka vlerësuar se gjyqtari i takimit në ndeshjen e sontme finale kundër Llapit në shumë raste ka anuar kah skuadra llapjane.

“Arbitri ishte në shumë raste për Llapin. Kam rezervat e mia. Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu. Jemi shumë të zhgënjyer sepse donim t’i bënim dhuratë qytetit të Klinës”, ka thënë Dallku.

“Puna e penaltive është fat. Jam njeriu më i lumtur për djemtë e ekipit tim të cilët treguan se nuk është dallim i madh mes Llapit dhe Dukagjinit. Më vjen keq se si u arbitrua ndeshja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *