Premi marramendëse për Dukagjinin nëse kthehen në shtëpi me trofeun e Kupës së Kosovës

Sonte (e mërkurë) zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll, me skuadrën fituese që do të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane.

Në finale takohen Dukagjini dhe Llapi, skuadra nga Liga e Parë dhe ajo nga Superliga. Dy skuadra që nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun e Kupës.

Për Llapin suksesi në këtë finale do të thotë dalje e sigurt në Evropë, pasi tashmë është licencuar për garat evropiane, derisa Dukagjini si klub i Ligës së Parë është ende në procedurë të veçantë të licencimit nga UEFA.

“Zeri.info” nga burime brenda klubit merr vesh se drejtori i KF Dukagjinit, Fabian Veseli, u ka premtuar premi prej 100 mijë eurove, nëse sonte rikthehen me trofeun e Kupës në shtëpi.

Kjo dëshmon edhe një herë se klubi nga Klina është ndër më të organizuarit për këtë sezon në Ligën e Parë dhe jo vetëm.

Ndryshe, finalja Dukagjini – Llapi zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *