Real Madridi dhe Zinedine Zidane me shumë gjasa do t’i ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni raporton Insporti.
Eliminimi nga Chelsea në Ligën e Kampionëve si dhe forma jo e mirë në La Liga, kanë bërë që Zidane të mendojë largimin nga “Los Blancos”.
Gazetari i njohur i The Guardian, Fabrizio Romano ka zbuluar se Real Madrid ka në listë të ngushtë tre emra, ku kryesori është i teknikut italian, Max Allegri, ish trajner i Milanit dhe Juventusit.
Kujtojmë që Allegri nuk është angazhuar që nga largimi i tij nga Juventusi dy vite më parë, teksa është raportuar se ka filluar kursin e gjuhës spanjolle.