Mësohet gjyqtari i finales në Europa League

UEFA ka zbuluar edhe gjyqtarin kryesor të ndeshjes finale në Europa League mes Manchester Unitedit dhe Villarrealit.

Ndeshja finale i është besuar arbitrit, Clement Turpin (38-vjecar).

Klubi anglez dhe ai spanjoll luajnë finalen e madhe më 26 maj në Poloni.

Kujtojmë që UEFA ka zbuluar edhe gjyqtarët për finalen e Champions League: Gjyqtari kryesor në këtë përballje do të jetë spanjolli, Antonio Miguel Mateu Lahoz. Përkrah tij do të jenë: Cebrian Devis, Diaz Perez dhe Cerro Grande.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *