Sonte nga ora 20:45 zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll, ku ndeshën Llapi e Dukagjini, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja është e jashtëzakonshme për të dyja skuadrat, pasi për herë të parë luajnë në nivele të tilla andaj edhe me të drejt pritet një luftë e madhe në fushë për të ardhur deri te historia.
Drejtësia në këtë takim i është besuar gjyqtarit prishtinas Genc Nuza, me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi.
Për gjyqtarin me stemën e FIFA-s, Genc Nuzën, do jetë kjo finalja e pestë që e drejton, më shumë se çdo gjyqtar tjetër në historinë e futbollit kosovar.