Edinson Cavani e ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin për edhe një sezon tjetër.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet ekipi anglez përmes një postimi në Twitter.
Cavani iu bashkua Unitedit verën e kaluar në një marrëveshje njëvjeçare, e cila pritej t’i mbaronte në fund të këtij sezoni.
Pas nënshkrimit të kontratës, Cavani tha se ndjeu besimin e trajnerit.
“Këtu ndjeva besimin e trajnerit. Unë ende nuk kam qenë në gjendje të luaj para tifozëve në Old Trafford dhe kjo është diçka që mezi po pres ta bëj” – u shpreh Cavani.
34-vjeçari i ka shënuar nëntë gola në 23 paraqitje për Unitedin në Premierligë këtë sezon, shumicën e të cilave i bëri si zëvendësues në pjesën e dytë.