Pirlo në “ethe”, krerët e Juventusit në takim, sot vendoset e ardhmja e trajnerit italian

Sky Sport Italia raporton se Juventusi vlerëson të ardhmen e Andrea Pirlos në Allianz Stadium dhe do të vendos sot nëse trajneri do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Pirlo është tashmë në qendrën stërvitore, por raportimet janë se ish-përfaqësuesi i Italisë mund të shkarkohet këtë javë.

La Stampa raportoi se Igor Tudor mund të merrte detyrën në fund të sezonit, pasi Juventusi aktualisht është i pesti në Serie A, një pikë pas Napolit që është në pozitën e katërt.

Humbja 0-3 nga Milani në Torino mund të jetë ndeshja e fundit e Pirlos nën drejtimin e “Zonjës së Vjetër” dhe mund të mos ketë mundësi për të udhëhequr skuadrën në finalen e Coppa Italia kundër Atalantës këtë muaj.

Sky Sport Italia raporton se drejtuesit e Juventusit janë aktualisht në një takim, duke diskutuar të ardhmen e Pirlos.

Klubi do të vendosë nëse Pirlo shkarkohet këtë javë apo konfirmohet deri në fund të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *