“Djajtë e Kuq” ishin në disavantazh, por ia dolën ta përmbysin, për t’i arkëtuar pikët e plota, shkruan lajmi.net.
Trarore kaloi fillimisht Aston Villan në epërsi (24′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Ishte Bruno Fernandes që barazoi rezultatin duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (52′).
Pas katër minutave, Mason Greenwood realizoi gol të bukur për t’i dhënë epërsinë Unitedit (56′).
Kurse, fitoren e siguroi Edinson Cavani (87′).
Me këtë fitore, United vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 70 pikë, derisa Aston Villa në vendin e 11-të me 48 sosh.