Mbyllen pjesët e para të 5 ndeshjeve të Superligës, ja rezultatet momentale

Superliga e Kosovës në futboll po vazhdon sot me 5 duele interesante, ku në këtë kuadër po sjell edhe derbin Dritës dhe Ballkanit.

Rezultati Drita – Ballkani edhe pas përfundimit të pjesës së parë është 1-1, me golat e shënuar nga sulmuesi, Xhevdet Shabani për Dritën dhe Mirlind Daku (45+)

Prishtina nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në këtë pjesë të parë ndaj skuadrës së Feronikelit.

Golin e avantazhit për Prishtinën e shënoi Abazi (7’) dhe autogolin e shënoi mbrojtësi shqiptar, Mici (23’)

Dueli tjetër që po zhvillohet sot dhe që është mjaft interesant është edhe ai ndërmjet Arbërisë dhe Drenicës, aty ku në këtë pjesë të parë golin e epërsisë për Arbërinë e ka shënuar sulmuesi Marclei Dos Santos.

Drenica ka dalë nga zona e rrezikut, por Arbëria është duke luftuar me të gjitha forcat për të qëndruar në ligë, rezultati pas pjesës së parë është

Llapi është nikoqire e Besës së Pejës, ndaj së cilës në këtë pjesë të parë nuk kanë arritur ta gjenë golin.

Ndryshe, pejanët tashmë kanë rënë nga liga.

Dueli tjetër është edhe ai ndërmjet Trepçës 89 dhe Gjilanit, ku këta të fundit po avancojnë me rezultat 1-0.

Ja tabela me rezultatet aktuale më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *