Gerard Pique e ka fyer rëndë ish-bashkëlojtarin e tij të skuadrës, Luis Suarezin gjatë derbit në mes Barcelonës dhe Atletico Madridit të zhvilluar të shtunën në Camp Nou.
Barcelona dhe Atletico u ndan në “paqe” me rezultat 0:0 në kryendeshjen e javës së 35-të në La Liga.
Gjatë një momenti kishte një përplasja ndërmjet ish-sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarezit dhe portierit Ter Stegen të vendasve, ndërkohë që ishte i përfshirë edhe Gerard Pique.
Ky i fundit i reagoi ashpër uruguaianit pasi tentoi të fitonte penallti në atë situatë.
Mbrojtësi spanjoll nuk i zgjodhi fjalët aspak për ish-shokun e tij duke iu referuar “i ndyrë”.
“Eja i ndyrë, mos u ngatërro me ne”, dëgjohet t’i ketë thënë Pique Suarezit.
Ter Stegen y Piqué conociendo a Luis Suárez pic.twitter.com/cW4NG3LR0Q
— ¿Está robando el Barça? (@varsarobos) May 9, 2021