Cadena Cope” raporton se Juventus, Real Madrid dhe Barcelona do të përjashtohen nga kupat e Evropës për dy sezonet e ardhshme.
Sipas transmetuesit spanjoll, UEFA tashmë ka marrë vendimin e saj, i dëshiruar fuqimisht nga Presidenti Ceferin.
Në ditët në vijim do të shpallë sanksionin për tre klubet që nuk kanë ngritur flamurin e bardhë për Superligën Europiane.
Vendimi me shumë mundësi do të bëhet zyrtar pas finales së Champions League.
Kujtojmë që tri klubet e mëdha sot dolën me një deklaratë për shtyp, duke vijuar këmbënguljen për formatin e krijuar prej tyre, në bashkëpunim me 9 ekipe të tjera.