Liverpooli ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Southamptonit me rezultat të pastër 2:0, në kuadër të javës së 35-të në Premierligë.
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 31-të nga Sadio Mane, shkruan Gazeta Express.
Krejtë në fund, Thiago Alcantara realizoi golin e dytë në minutën e parë shtesë për t’ia siguruar pikët e rëndësishme ekipit të Jurgen Klopp.
Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e gjashtë, gjashtë më pak se Leicesteri i vendit të katërt, por “Reds” kanë një ndeshje më pak të luajtur, atë kundër Manchester Unitedit.
Në anën tjetër, Southampton mbetet në vendin e 16-të me 37 pikë, teksa ende matematikisht nuk e ka siguruar mbijetesën.