Baça e di si ta përmbysë Realin

Me humbjen në ‘El Clasico’ Barcelona ka mbetur një pikë prapa Realit, kur kanë mbetur edhe 12 xhiro deri në fund të sezonit.

Por, gjatë historisë, Barcelona ka treguar se do të fitojë kampionatin me përmbysje, duke kaluar nga pozita e dytë për t’u shpallur kampione.

Sipas MARCA-s, kjo ka ndodhur katër herë gjatë historisë kur Barça nuk ka qenë lider në La Liga pas 26 xhirove.

Në sezonin 1952/53, Valencia ka qenë lider në La Liga me 2 pikë më shumë se Barça 4 xhiro para fundit të sezonit, në fund Barcelona ka përmbysur gjithçka për t’u shpallur kampion.

Historia është përsëritur në sezonin 1991/92 Reali po printe 12 xhiro para fundit të sezonit, por në fund Barcelona u shpall kampion.

E njëjta gjë ndodhi edhe në sezonin 1993/94, Deportivo ka qenë lider në La Liga 12 xhiro para fundit të sezonit, me katër pikë më shumë – në fund Barcelona ka triumfuar.

Po ashtu edhe në sezonin e afërt, 2009/10, me Pep Guardiolën në stol, Reali bëri një sezon të mirë dhe ishte lider 12 xhiro para fundit të sezonit, por në fund Barça përmbysi gjithçka dhe triumfoi në La Liga.

Edhe tani Reali është para, me një pikë më shumë kur kanë mbetur edhe 12 xhiro deri në fund të sezonit, historia flet në favor të Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *