FFK konfirmon dënimin për Shpëtim Idrizin

 

Komisioni Disiplinor i Shkallës së Parë pranë FFK-së ka dënuar trajnerin e Trepçës ’89, Shpëtim Idrizin me dy ndeshje.

Idrizi shkoi në procedurë disiplinore pas sjelljeve jo të mira që kishte në ndeshjen kundër Feronikelit ku ofendoi gjyqtarët e ndeshjes, dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Idrizi nuk drejtoi skuadrën në sfidën ndaj Llapit dhe të njëjtën gjë do ta bëjë as me Ferizajn në ndeshjen e nesërme.

“Shpëtim Idrizi, kryetrajner i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 000934M81 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XX-të Ipko superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF FERONIKELI – KF TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas (raportet zyrtare ; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes ), bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 4 ; DENOHET me 2 (dy) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit në udhëheqjen e ekipit për deshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Me dy ndeshje moslojë është dënuar edhe futbollisti i Trepçës ’89, Lassine Traore, që gjithashtu në ndeshjen ndaj Feronikelit u ndëshkua me karton të kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *