Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita ka bërë një hap të gabuar ndaj Gjilanit, në derbin e Anamoravës, shkruan GazetaBlic.
Takimi përfundoi me rezultat 1 me 1 dhe tashmë ky barazim mund t’i kushtojë shumë skuadrës së Nuhiut.
Në anën tjetër, Prishtina ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme ndaj Besës, kurse fitore me vlerë të madhe ka arritur edhe Feronikeli ndaj Trepçës ’89.
Momentalisht kjo është renditja tabelare në Superligën e Kosovës, pa dy ndeshjet që do të zhvillohen nesër në mes Drenicës dhe Llapit dhe Ballkanit e Arbërisë.