Liga më e fortë e futbollit në botë, Premierliga ka njoftuar se një numër i kufizuar i tifozëve do të jenë në gjendje të kthehen në stadiume në dy xhirot e fundit të kampionatit.
Pas përmirësimit të gjendjes epidemiologjike, tifozët anglez do të rikthehen sërish në tribuna dhe data e rikthimit është vendosur me 17 maj.
“Tifozët priten të jenë në gjendje të kthehen në stadiume nga 17 maji me kapacitet të reduktuara dhe një vendim përfundimtar do të shpallet jo më vonë se 10 maji”, njofton Premierliga.