Empoli ka siguruar inkuadrimin në elitën e futbollit italian pas dy sezonesh.
Skuadra italiane fitoi 4:0 ndaj Cosenzas dhe matematikisht tashmë kanë siguruar rikthimin në mesin e skuadrave të Serie A për edicionin e ardhshëm.
Në kategorinë e dytë të futbollit italian kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar me Empolin në vendin e parë me 70 pikë.
Në luftë për vendin e dytë që gjithashtu siguron inkuadrimin në Serie A janë tri skuadra, Salernitana, Lecce dhe Monza e dallimi mes tyre është vetëm dy pikë.
Në bazë të statistikave, Empoli e ka merituar vendin e parë pasi është skuadra që ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në Serie B.