Jose Mourinho para pak minuta është zyrtarizuar si trajneri më i ri i skuadrës së Romës.
Klubi Italian fillimisht gjatë ditës e liroi nga detyra trajnerin, Paulo Fonseca.
Mourinho ka nënshkruar kontratë që e mban atë në postin e trajnerit të “Giallorossi” deri në vitin 2024.
Me të vënë firmën e tij në kontratë, strategu portugez ka thënë se ka qenë pasioni i tifozëve të Romës që e ka bindur atë të marrë drejtimin e skuadrës.
“Pasi diskutova me pronarët dhe Tiago Pinton, menjëherë kuptova se sa e lartë është ambicia e këtij klubi. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi të pranoja punën e re. Forca Roma”, ka thënë Mourinho për faqen zyrtare të klubit.
Kujtojmë se Jose Mourinho së fundmi ka qenë trajner i Tottenham Hotspur.