Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka njoftuar të hënën se në këtë përballje do të lejohen 25 për qind e kapacitetit.
Pra, në bazë të kapacitetit të stadiumit, në finalen e madhe do të jenë të pranishëm 9 mijë e 500 tifozë në shkallët e stadiumit.
Fituesi i përballjes Manchester United – Roma do të përballet në finale me fituesin e ballafaqimit Villarreal – Arsenal.
Ky vendim është pritur mjaft mirë nga tifozët e futbollit.
Kujtojmë se për shkak të masave për parandalimin e pandemisë me COVID-19 stadiumet janë të mbyllura për tifozë tash e një kohë.