Interi shpallet kampion i Serie A, tifozët ia fillojnë festën në qendër të Milanos

Shumë tifozë të Interit janë mbledhur në sheshin e famshëm të qytetit të modës për të festuar titullin e kampionit në Serie A.

Interi edhe matematikisht është kampion i ri i Italisë, pasi Atalanta e vendit të dytë barazoi 1:1 me Sassuolon.

Tifozë të shumtë të mbledhur kanë nisur festimet për këtë trofe që i mungonte klubit tash e një dekadë.

Brohoritjet dhe këngët për klubin nuk munguan në këtë festë të madhe e cila nuk dihet se kur mbaron.

Ndonëse situata pandemike e ka bërë të veten, mbështetësit e klubit italian nuk u ka penguar aspak kjo gjendje.

Mëposhtë mund t’i shikoni pamjet e festimeve nga tifozët e Interit në Milano:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *