Ndeshje shumë interesante në futbollin evropian, derbi i madh në Premier League
Si zakonisht, edhe e diela e sotme do të jetë e pasur me ndeshje interesante futbolli.
Në Premier Ligë zhvillohet derbi i madh anglez mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.
Në Serie A veçohen ndeshjet e Atalantas, Napolit dhe Juventusit, skuadra të cilat po luftojnë për top katërshe.
Në La Liga ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Valencias dhe Barcelonës, me katalunasit që janë në garë për titull.
Monaco – Lyon veçohet në Ligue 1, teksa do luajnë edhe Dijoni i Bersant Celinës dhe Reimsi i Arbër Zenelit.
Në Bundesligë sot nuk zhvillohet asnjë ndeshje.