Është portieri brazilian, Alisson Becker, që ka pësuar një lëndim, dhe do të mungojë në fundjavë kundër Bournemouth.
Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.
Alisson nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e së shtunës kundër Bournemouth.
Mediet në Angli kanë hapur dyshimet nëse Alisson do të kthehet për sfidën ndaj Atletico Madrid, që luhet në mesjavën e ardhshme.
Kujtojmë se Liverpool e ka humbur 1:0 ndeshjen e parë në ‘Wanda Metropolitano’, dhe në ‘Anfield Road’ do të kërkojë përmbysjen.