Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri me shumë gjasë pas përfundimit të sezonit do të largohet nga Liverpooli.
“Football Insider” raporton se sulmuesi shqiptar është duke e shqyrtuar mundësinë e një transferimi diku tjetër në verë.
Lazio dhe Roma raportohet se janë momentalisht të interesuara për shërbimet e reprezentuesit të Zvicrës.
Duke qenë se ka pasur minutazh të ultë te Liverpooli, Shaqiri dëshiron një skuadër ku mund të luajë rregullisht.