Atletico Madridi sërish ka lëshuar pikë, tani në udhëtim te Athletic Bilbao në humbjen 2-1 në kuadër të javës së 32-të në La Liga.
Pas vetëm tetë minutash lojë, Baskët kaluan në epërsi me anë të Alejandro Berenguer.
Los Rojiblancos tentuan që të barazonin shifrat, mirëpo atë e arritën vetëm në pjesën e dytë.
Diego Simeone kërkoi nga lojtarët e tij që mos të dorëzoheshin deri në fund, por që e pësuan disfatën.
Ishte minuta e 77-të kur Stefan Savic pranoi një asistim nga Yanick Carrasco, për të shënuar për 1-1.
Mirëpo, Bilbao e riktheu epërsinë me golin e shënuar nga Inigo Martinez në minutën e 86-të, nga një asistim mjaftë i bukur nga Gomez Ibai.
Pas javës së 32-të, Atletico Madridi ka 73 pikë, dy më shumë se Real Madridio dhe Barcelona, me këta të fundit që kanë një takim në dorë, e që mund të bëhen edhe lider nëse fitojnë. /Telegrafi/