Lionel Messi ishte me fat që shpëtoi pa ndonjë gërvishtje, megjithëse ndaj tij pati një ndërhyrje brutale në fitoren e Barcelonës 2:1 kundër Villarrealit të dielën.
Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, i shpëtoi një ndërhyrjeje të fëlliqët e cila ka mundur t’ia humbiste sezonin, raporton GE.
Manu Trigueros u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi kërceu drejt e në nyjën e këmbës së majtë të Messit, duke e shkelur me forcë të tepruar argjentinasin me taket e tij me thumba.
Pasi qëndroi për disa minuta i shtrirë dhe e kërkoi ndihmën e mjekëve, Messi ia doli të çohej dhe ta vazhdojë ndeshjen.
Messi suffers this foul then gets smacked in the face a few minutes later, carries on the game like it’s nothing, but apparently he “can’t handle the physicality of the Premier League” pic.twitter.com/J17N6W0F7P
— Piqué Blinders (@micchig_) April 25, 2021
Messi luajti 25 minutat e mbetur dhe nuk tregoi ndonjë shenjë dëmtimi.
Barcelona do t’i ketë gjashtë ndeshje finale në La Liga, pasi nëse i fiton të gjitha takimet e mbetura, atëherë do të shpallet kampione.