Superliga e Kosovës në futboll vjen sot me dy ndeshje tejet interesante ku ballafaqohen skuadrat që po luftojnë për mbijetesë në shoqërinë elite.
Vëmendja do të jetë në stadiumin “Bajram Aliu” aty ku ndeshën Drenica e Feronikeli. Fitorja do të thotë shpëtim, ndërsa humba rrezikon shumë ekzistencën. Kjo gjë vlen për të dyja skuadrat kështu që më të drejtë pritet ndeshje e fortë.
Një skuadër tjetër që ende ka shpresa për të mbijetuar është Arbëria. Ajo sot e pret Besën që tashmë edhe zyrtarisht mund të cilësohet si skuadër e larguar nga elita.
Të dy takimet fillojnë nga ora 15:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në “Artmotion”.