Messi i bashkohet podiumit, luftë e fortë për “Këpucën e Artë”

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi apo Robert Lewandowski, cili do ta mbyllë i pari këtë sezon? Gara për “Këpucën e Artë” (2020-2021) po zhvillohet e fortë, ndërsa sulmuesit më të mirë nga e gjithë Europa kërkojnë të rrisin numrin e golave të tyre dhe të kurorëzohen me çmimim e madh individual.

Ciro Immobile i Lazio e meritoi këtë vlerësim më 2019-2020, duke përfunduar përpara Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo, Timo Werner dhe Lionel Messi, por konkurrenca e fortë do të thotë se ai do ta ketë të vështirë ta mbrojë “kurorën”. Jashtë “top 10” për momentin mbeten edhe bombera të tjerë si Erling Haaland, Mohamed Salah dhe Zlatan Ibrahimovic.

Me kampionatet në zhvillim, synimi është që të shënojnë të tjerë gola dhe ta mbyllin në krye të listës. Kujtojmë se një gol në pesë kampionatet kryesore europiane vlen dy pikë në këtë vlerësim, ndërsa goli në ligat e tjera dytësore kuotohet me 1.5 pikë. Në listën më poshtë, ne po përfshijmë vetëm shënuesit më të mirë nga Premier League, La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1:

1. Robert Lewandowski | Bayern Munich | 35 gola (70 pikë)

2. Lionel Messi | Barcelona | 25 gola (50)

3. Cristiano Ronaldo | Juventus | 25 gola (50)

4. Andre Silva | Eintracht Frankfurt | 24 gola (48)

5. Erling Haaland | Borussia Dortmund | 23 gola (46)

6. Kylian Mbappe | PSG | 23 gola (46)

7. Karim Benzema | Real Madrid | 21 gola (42)

8. Harry Kane | Tottenham | 21 gola (42)

9. Romelu Lukaku | Inter | 21 gola (42)

10. Gerard Moreno | Villarreal | 20 gola (40)

11. Wout Weghorst | Wolfsburg | 20 gola (40)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *