Brendan Rodgers e zëvendësoi, lojtari Fofana ishte me Ramazan: Koha për të ngrënë…

Skuadra e Leicester Cityt arriti fitore të madhe në ‘King Power’ duke mposhtur 3 me 0 ekipin e West Brom, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 32-të në Premierligë.

Trajneri Brendan Rodgers zëvendësoi në minutën e 62’të lojtarin Wesley Fofana, shkruan IndeksOnline

Edhe pse Fofana ishte duke bërë paraqitje të mirë, trajneri e largoi atë nga loja pasi ishte agjerushëm.

“Ai s’kishte ngrënë tërë ditën, e as s’kishte pirë. Mendova ta hiqja nga loja dhe të hante diçka në stol”, ka thënë Rodgers.

“Fofana gjen një forcë të jashtëzakonshme të luaj dhe të stërvitet vazhdimisht gjatë këtij muaji të Ramazanit”, vazhdoi tutje trajneri i Leicester.

Leicester pas fitores, forcon pozitën e tretë. Ata kanë 59 pikë, katër më shumë se pozita e 4-të, Chelsea (55).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *