Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur i kënaqur me përkushtimin e Mohamed Salah.
Egjiptiani shpesh është akuzuar nga tifozët për egoizëm, por kjo nuk i ka penguar menaxherit gjerman.
“Sulmuesit duhet të jenë egoistë. Nuk kam takuar kurrë një sulmues që s’është i tillë. Mund të jesh personi më i mirë në botë, por në fund dëshiron të shënosh gola” deklaroi Klopp.
Menaxheri gjerman shtoi se synimi që Salah të fitojë për herë të tretë këpucën e artë, është diçka e jashtëzakonshme.