Kush është 29-vjeçari që u bë trajneri më i ri në histori të Premier Ligës?

Pas shkarkimit sensacional të Jose Mourinhos, Tottenham ka vendosur që të emërojë trajner të përkohëshëm Ryan Mason.

29-vjeçari sonte do të debutojë kundër Southamptonit.

Mason është bërë trajneri më i ri në histori të klubit dhe të Premier Ligës, duke thyer rekordin e Attilio Lambardo që kishte debutuar me 32 vjet e 67 ditë te Crystal Palace.

Mason ka qenë produkt i akademisë së Tottenhamit, shkruan Indeksonline. Ish mesfushori anglez kishte debutuar si profesionist në vitin 2008.

Në moshën 26-vjeçare ai u pensionua nga futbolli aktv pas një lëndimi të rëndë në kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *