Wolves ia merr titullin e Premierligës klubit të Manchester Cityt!

Skuadra e Wolves e cilëson vetën si kampion të Premierligës për sezonin 2018/19.

Në faqen zyrtare në Twitter, klubi anglez e ka cilësuar vetën si kampion të vitit 2018/19. Kjo vjen pasi gjashtë skuadrat: Arsenal, Chelsea, Manchester United, Manchester City, Tottenham dhe Liverpool – janë klubet që kanë themeluar ‘European Super League’ dhe po rrezikojnë largimin nga Premierliga!?

“Faqja zyrtare te Wolverhampton Wanderers. Kampion të Premierligës 2018/19”, shkruhet në faqen e klubit anglez.

Kujtojmë që Wolves gjatë atij viti ishte pozicionuar në vendin e shtatë me 57 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *