Superliga Evropiane tashmë ka 12 skuadra pjesëmarrëse që do të garojnë njëra me tjetrën.
Ky kompeticion erdhi me marrëveshjen e gjiganti amerikan JP Morgan në bashkëpunim me DAZN dhe SKY.
Klube si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.
Por, edhe pse skuadra e tij u bë pjesë e Superligës Evropiane, trajneri Jurgen Klopp në vitin 2019 thoshte se kjo ligë nuk duhet të ndodh kurrë.
“Shpresoj që kjo Superligë të mos ndodhë kurrë”, tha ai në vitin 2019.
“Me mënyrën se si po zhvillohet Liga e Kampionëve, futbolli dhe tifozët kanë një produkt të shkëlqyeshëm, madje edhe me Europa League”, shtoi ai.
“Për mua, Liga e Kampionëve është një Superligë, por në të cilën jo gjithmonë përfundon duke luajtur kundër të njëjtave skuadra”, tha Klopp.
“Sigurisht, financiarisht do të ishte e rëndësishme, por pse duhet të krijojmë një sistem ku Liverpooli përballet me Real Madridin për 10 vjet rresht? Kush dëshiron ta shohë atë çdo vit?”, përfundoi Jurgen Klopp në vitin 2019 për Kicker.