Shtëpia më e madhe e futbollit evropian rrezikon të mbetet pa 12 top klube në garat si, Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.
UEFA ka mësuar se 12 klube dëshirojnë të largohen nga dy kompeticionet dhe të garojnë në Superligën e Evropës, aty ku të ardhurat janë marramendëse dhe për klube më të vogla.
Manchester United, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham, janë skuadrat nga Liga Premier që janë pro formimit të garës së re.
Aty janë bashkangjitur edhe Barcelona, Real Madridi e Atletico Madridi nga La Liga dhe Interi, Juventusi e Milani nga Serie A.
Ka mbetur vendimi i Bundelsigës dhe Ligue 1, nëse duan të marrin pjesë, mirëpo ato do të inkuadrohen nga edicioni i dytë nëse duan.
Kjo gjë ka alarmuar UEFA-n dhe ka bërë të ditur se mund t’i ndëshkojnë klubet që marrin pjesë në Superligën e Evropës.